Skandal! Rusët kanë hyrë në bazat e ushtrisë nga viti 2018. Siguria kombëtare dhe mbrotje shtetit ka rënë!

Diel, 21 August 2022 15:19

 

Nga Tedi Blushi:

SKANDAL! RUSËT KANË HYRË NË BAZAT E USHTRISË NGA VITI 2018. SIGURIA KOMBËTARE DHE MBROJTJA E SHTETIT KA RËNË!

Ngjarja e rëndë dhe e dënueshme e sulmit me lëndë kimike ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit nga "turistë", "blogerë" apo "agjentë" rusë ka nxjerrë në pah faktin e tronditës të kapitullimit të sigurisë kombëtare.

Siç faktohet edhe nga këto foto të publikuara nga vetë "agresorët" rusë në vite të ndryshme, siguria kombëtare e Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, ka rënë prej kohësh.

 

Ministri i Mbrojtjes gënjen kur thotë se prej disa ditësh "turistët" apo "agjentët" rusë kanë qenë në vëzhgim.

Atë e përgënjeshtrojnë vetë rusët e ndaluar tashmë.

Sepse e vërteta e pamohueshme është se që prej vitit 2018, këta "turistë", "blogerë" apo "agjentë" nuk kanë lënë bazë ushtarake pa vizituar.

Fotot e tyre faktojnë se ata kanë hyrë edhe në Bazën e Gjadrit dhe në çdo bazë ushtarake të mbrojtur ku kanë pasur dëshirë, prej të paktën katër vitesh dhe duhet të ndodhte agresioni i djeshëm që ata të ndaloheshin.

[📌https://lana-sator.livejournal.com/230313.html

Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Shërbimi Informativ Shtetëror, Policia e Shtetiti, Antiterrori dhe çdo institucion apo strukturë tjetër e ngarkuar me ligj për mbrojtjen e sigurisë kombëtare duhet të përgjigjen sot:

Si ka mundësi që vetëm tre "turistë" apo "blogerë" të thyejnë prej të paktën katër vitesh çdo filtër të ruajtjes fizike të objekteve të rëndësisë së veçantë së një vendi anëtar të NATO?

Si ka mundësi që qysh prej vitit 2018 askush nuk i ka ndaluar, qoftë edhe për një verifikim për misionin apo qëllimin e vizitave të tyre në objektet më të rëndësishme të sigurisë tonë kombëtare?

Pretendimi se prej ditësh ata ishin nën vëzhgim është mashtrim dhe tregues i kapitullimit të shtetit, sepse në të kundërt agresioni i tyre ndaj ushtarëve në Uzinën e Gramshit do të ishte parandaluar.

Kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe dorëheqje në nivelet më të larta të Qeverisë dhe Forcat e Armatosura, që u gjunjëzuan me turp nga tre "turistë", "blogerë" apo "agjentë" rusë me një shishe spray në dorë!

Nëse siguria kombëtare e një vendi anëtar të NATO thyhet kaq lehtë, ç'duhet të themi në rast të një agresioni?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...