Sulmi në Gramsh, Meta: Rama të reagojë dhe të ndalojë hyrjen e rusëve e bjellorusëve në vend!

Hënë, 22 August 2022 15:08

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë lidhur me kërkesën e bërë për ndalimin e hyrjeve të shtetasve rusë dhe atyre bjellorusë derisa të ketë një qartësim të plotë të situatës.

Gjatë konferencës për mediat, Meta theksoi se kryeministri duhet të reagojë për kërkesën për të ndaluar hyrjen e qytetarëve shtetasve rusë apo bjellorusë të aleatëve të tyre të paktën për aq kohë sa të ketë një zgjidhje

Meta: Nga përvoja ime si ish-president çështja të Këshillit të Sigurimit nuk më ka funksionuar. Pas një mbledhje që kam bërë, ju e dini që pati vjedhje në mes të ditës. Por megjithatë kjo nuk është çështja ime, por problem është që ushtria jonë është në gjendje të rëndë dhe këtë e kam të provuar dhe faktuar. Ushtria ende e ka të vështirë të thotë se cilat janë pronat dhe kapacitetet e saj. Unë kam denoncuar edhe në SPAK. Ushtria jonë është në gjendje problematike sa i takon bazës ajrore…Në situatën e zjarreve ju e patë, kishim sërish ushtarë me lopata dhe fshesa. Ju kujtoj që niveli i arsimit ka rënë gjithnjë e më shumë. Ne sërish jemi krenar që jemi anëtar të NATO, përshëndesim edhe dy avionet B-52. Tani nga këto raste në uzinën e armëve duhet të reflektojmë dhe po ashtu me këtë rast ftojmë kryeministrin të reagojë për kërkesën për të ndaluar hyrjen e qytetarëve shtetasve rusë apo bjellorusë të aleatëve të tyre të paktën për aq kohë sa të ketë një zgjidhje

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...