Manjani: Për t'u vlerësuar te Berisha, ideja e caktimit të kandidatëve me primare!

Tuesday, 23 August 2022 10:42

 

Juristi Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, e vlerëson mjaft, idenë e primareve të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, të futur si risi në këtë parti vitin e fundit për të evidentuar kandidatët më të mirë në zgjedhje.

Manjani gjykon se “çdo kandidat që del nga primaret, domethënë, nga zgjedhjet paraprake të anëtarësisë, është vite dritë më i mirë sesa ata që përzgjedhin kryetarët!"

Sipas tij, "llafet që qarkullojnë në Tiranë se X apo Y kandidat “e ka të sigurt kandidimin” dhe se Berisha nuk e ndalon dot, janë dëshpërim demokratik! Janë banditizëm tradicional! Po të jetë për banditizëm politik, shqiptarët kanë plot në pushtet, s’kanë pse hedhin sytë hiç nga opozita."

"Berisha, në ka gjë për t'u vlerësuar, është pikërisht ideja e caktimit të kandidatëve me primare. Në primare nuk flasin dot më, kryetarët, por anëtarët! Jam i mendimit që primaret duhen hapur edhe për jo-anëtarët e partive përkatëse”, ka sugjeruar në fund, Ylli Manjani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...