Berisha: Rama vjedhje miliona euro me rrugët dhe inceneratorët! Qeveria i ka bërë ligj tenderat sekret

Tuesday, 23 August 2022 17:58

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’.

Ish-kryeministri i Shqipërisë deklaroi se 1 km rrugë në Europë ndërtohet me 2 milionë euro ndërsa në Shqipëri me 24 deri në 30 mln euro.

 

Sipas Berishës kemi bëjmë me vjedhje galoponte nga qeveria e Edi Ramës ndërsa përmendi edhe inceneratorët.

“Kjo nuk është fantazi. Merrni çmimin e rrugës nga Iba në Farkë. 30 mln euro kilometri. Apo të tjera, zgjerim në unazë, 24 mln euro kilometri. Sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Shteti është shndërruar në makineri të tmerrshme të vjedhjes së qytetarëve.

A mund të ndodhë që Rama të firmosë 430 mln euro për djegësat e mos të ketë asnjë në punë, ashtu thotë, firmos unë, janë miliardat e njerëzve, gjithë shqiptarëve. Prandaj ikin shqiptarët nga Shqipëria.

Nuk vidhet vetëm me tendera, pale tenderat sekretë të rritura me 18 herë. E kanë bërë ligj tenderin sekret. Vjedhin në mënyrë të tmerrshme pasuritë publike. 1 mln metër katror në portin e Durrësit, thotë do ndërtoj Dubain me paratë e tij të drogës, të njëjtën gjë bën me Butrintin.”-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...