Berisha: Rama shtojcë e qeverisë së Beogradit! Vëlla me Vuçiçin që dëshmon armiqësi ndaj shqiptarëve

Tuesday, 23 August 2022 18:04

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër me temën ‘Dibra në rrezik’.

Kreu i PD tha se Vuçiçi është vëllai i Edi Ramës ndërsa shtoi se ky i fundit i doli në mbrojtje kreut të shtetit serb në samitin e NATO-s.

Berisha u shpreh se qeveria e Ramës është bërë shtojcë dhe zëdhënëse e qeverisë së Beogradit, e një Beogradi që dëshmon armiqësi absolute ndaj shqiptarëve.

 

“Fjalimi që mbajti Vuçiç pasi u kthye nga Brukseli. Çfarë na paraqet ne. Na paraqet ne terroristë, që ne po terrorizojmë serbët në Kosovë.

Serbët thotë ai po torturohen. S’ka minoritet në planet që të jetë më i mbrojtur se minoriteti serb në Kosovë.

Vuçiçi është vëllau i Edi Ramës. Tha kur të filloj luftën do më kërkoni që t’i them një fjalë vëllaut Vuçiq, Rama u bë avokat i tij në samitin e NATO-s, jo u tha krerëve të shteteve të NATO-s, mos i kërkoni pse nuk zbaton sanksionet për Rusinë.

Serbën mbajnë për hero Putinin. Ky Vuçiçi çfarë faktesh ka që po terrorizohen serbët në Kosovë. Por je ti dhe ai që keni kërcënuar për luftë në Kosovë deri sa mori kartonin e kuq nga NATO.

Sekretari i Përgjithshëm tha se ne jemi aty, dhe aty është kufiri ynë, tha ndonjë fjalë vëllau i tij në Tiranë, nuk tha asnjë fjalë.

Shqipëria vasale e Beogradit. Qeveria bëhet shtojcë, zëdhënëse e qeverisë së Beogradit, e një Beogradi që dëshmon armiqësi absolute ndaj shqiptarëve.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...