I kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit për Metën, reagon SPAK: Hetimi mbi kallëzimin e ish-deputetit Halit Valteri

E mërkurë, 24 August 2022 13:33

 


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sqaruar zyrtarisht nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta. Në një reagim për mediat, SPAK sqaron se hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga ish-deputeti opozitar, Halit Valteri.

 

Ky i fundit më 07.06.2022 depotizoi një kallëzim në drejtim të Metës dhe drejtuesve të LSI-së.

 

Gazetarja KLodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se Valteri ka ngritur dyshime të forta për financim të paligjshëm të Partisë së Lirisë. “Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK kërkon të dhëna për pasurinë nga formulari i vetëdeklarimit, parë dhe në një kontekst të ri, ku pas lënies së detyrës si President i Republikës Autoriteti i Dosjeve nxori të dhëna që i referoheshin si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

 

U kërkua formulari i dekriminalizimit nëse është plotësuar sipas ligjit. Nëse do të rezultojnë të dhëna të paligjshme, SPAK do të evoluojë me hetimin e kësaj çështje. Kallëzimi është bërë nga z. Halit Valteri. Prokuroria e Posaçme i referohet ligjit 138 të vitit të 2015. Meta e ka kundërshtuar faktin e bërë publik nga Autoriteti i Dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit. Në thelb z.Valteri fliste për transaksione të paligjshme. Ka dhe dy emra të tjera që lidhen me këtë kallëzim.”, tha Lala.

 

REAGIMI
Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që SPAK i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...