Meta: Në Amerikë dy njerëz kanë probleme ligjore, gruaja e Bilalit dhe ai i Muzinit

E mërkurë, 24 August 2022 19:45

 

Duke folur në SYRI TV, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është lidhur në lidhje me një padi të ish-deputetit Halit Valteri, që bën fjalë për një pagesë të dyshimtë lobimi që ai e ka bërë në SHBA.

Gazetari Bledian Koka nga studio e lajmeve në SYRI TV, ka pyetur Metën nëse po zhvillohen hetime për këtë çështje, apo tjetër.

‘Që ta kuptoni ju këtë gjë, po të kishte ndonjë shqetësim për këtë çështje, do të kishte nisur hetimi në Amerikë, nuk do të kishte ngelur këtu që ta nisnin këta teveçelët e Shqipërisë.

 

E dyta; mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka një marrëveshje ekstradimi edhe kur të kenë dëshirë, Ilir Meta shkon edhe atje, se ka më shumë shqiptar se këtu, sepse Ramoviçi po i largon shqiptarët që të sjellë ata bangladeshasit që të punojnë arat e kanabisit.

 

Tjetra, në Amerika ka dy njerëz që kanë probleme ligjore. Është gruaja e Bilalit (Edi Rama) që ka shkelur ligjin amerikan që ka marrë në qafë edhe një njeri atje, që është në burg dhe e ka mbyllur atë çështje në bashkëpunim, pra ka pranuar.

Dhe e dyta është edhe ai i Muzinit (Lulzim Basha). Këta të dy janë me probleme në Amerikë. Nuk di të ketë ndonjë politikan tjetër me probleme’, është shprehur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SYRI TV

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...