Meta: Ramoviç ‘The final countdown’! Do ketë një pranverë më të hershme se pranvera kalendarike që prisni

E mërkurë, 24 August 2022 21:38

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se tashmë ai ka dalë në sheshin e betejës dhe rruga është pa kthim. I pyetur për zgjedhjet lokale tha se do të ketë një pranverë më të hershme se ajo që pritet.

Teksa dha një mesazh për kryeministrin Edi Rama, Meta tha se sistemi i llogaridhënies do të vendoset, ata që kanë abuzuar do të bëhen shembuj.

“Opozitës i ka ngelur vetëm populli, kjo çështje do të zgjidhet me popullin e lirisë. Një lëvizje e fortë tektonike ka nisur dhe nuk do të ndalet më. Sistemi i llogaridhënies do të vendoset, ata që kanë abuzuar do të bëhen shembuj.

Do të ketë një ‘pranverë’ shumë më të hershme se prisni ju, edhe dhjetori është larg do të ketë zhvillime. Ramovici ‘The final countdown’, me dil përballë vetë, unë e kap demin prej brirësh. Jam specializuar me këto historitë me prokurorira me hetime, jam student i dhjetorit, sot kam kalamajtë sa isha atëherë.”, u shpreh Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...