Meta: Nuk ka dosje për Ilir Metën, falsifikim skandaloz me metoda të Sigurimit! SPAK po përdoret

E Enjte, 25 August 2022 17:12

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi një manipulim të shëmtuar me metoda të ish-sigurimit të shtetit dosjen në të cilën përmendet edhe emri i tij.

Ai tha se nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë një dosje për Ilir Metën.

“Mendoj se që nga 25 korriku kam dalë përballë të gjithë atyre që kanë kohë të gjatë që punojnë kundër interesave kombëtare të interesit të shtetit, kundër interesit publik. Dosjet janë hapur në mënyrë të vazhdueshme që nga ‘92 dhe ne kemi qenë gjithmonë mbështetës të hapjes së tyre. por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me hapje dosjesh, kemi të bëjmë me një proces të shëmtuar të manipulimit të dosjes së një ish-student, jo Ilir Metës, nuk ka ekzistuar kurrë një dosje për Ilir Metën, që është përndjekur nga Sigurimi i Shtetit”, tha ai.

 

Ish-presidenti përsëriti se në shtator do padisë Autoritetin e Dosjeve për falsifikim.

 

Meta deklaroi po ashtu se mbiemri i tij është Metaj dhe se është bërë publike edhe çertifikata e tij personale. Gjatë një interviste për Euronews Albania, Meta u shpreh se nuk ka kuriozitet për nisjen e hetimeve të SPAK-ut dhe nënvizoi se Prokuroria e Posaçme le të kërkojë kudo formularë për të.

Ilir Meta theksoi se SPAK përdoret.

“Mendoj se kjo është një pyetje krejt pa kuptim. Me çertifikatë që kur kam lindur edhe sot e kam Metaj, për lehtësi në komunikimi me publikun kjo është një çështje tjetër. Unë kam qenë dhe jam gjithmonë ai që më njohin të gjithë. Nuk ka rëndësi kjo çështje, çcertifikata është bërë publike, në ndihmë të SPAK. Formularët të shkojë SPAK-u t’i kërkojë që nga çerdhja”, u shpreh Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...