Lubonja: PS është kthyer në bandë, Metën kur e donte e bëri aleat, tani spiun, ky është degradim dhe imoralitet

E Enjte, 25 August 2022 22:29

 

Analisti Fatos Lubonja ka folur për nisjen e hetimeve nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lubonja tha se kjo është rrjedhë e një ngjarjeve në vijim.

“Unë e kuptoj që të luftosh për pushtet do të përdorësh lojëra politike apo argumente, por jo në këtë lloj imoraliteti që i degradon fare njerëzit nga inteligjenca.”, tha Lubonja.

Më tej ai shtoi se sheh një degradim të politikës dhe një kthim pas në vitet ’90.

“Partia Gramoz Rucit që nderon Gramoz Rucin tronditet sepse kur ishte 19 vjeç Ilir Merta paska bërë një denoncim. Këto përdoren për të ndikuar një lloj opinioni. Problemi është që ata që duhen ndikuar trajtohen si budallenj. Po këta njerëz që thonë se Meta është dielli që ndriçon pastaj thonë është terri, nuk mund ta toleroj. Sipas mendimit tim është një shenjë e degradimit moral të shoqërisë.

 

Populli nuk është budalla. Kush është skandali më i madh? Ai i inceneratorëve apo ky që ka bërë Meta nëse e ka bërë. Ky paska për diçka për të influencuar në SHBA për çështje lobingu. Ajo e inceneratorëve është skandal. Këtu humbasin peshë argumenti, fjala dhe fiton gjithnjë më shumë forcë dhuna strukturore e një shteti të kapur, dhe se dilet nga ky shteti i kapur dhe a dilet dot me fjalë , ky është një problem. Ai Meten, një herë e bëri aleat e president tani e bën spiun e të korruptuar sa herë i duhet.

Këtu humbet i gjithë respekti për inteligjencën njerëzore, këtu gjithçka bëhet për interesa. Nuk jemi në një sistem një-partiak total ku ka rënë fare maska e institucioneve demokratike, por institucionet që kemi janë një maskë që ruhet akoma për arsye të kontekstit gjeopolitike që kemi. Kujtoj që çështja e Tahirit nuk ishte q e thjeshtë, kishin edhe një kryeministër që kishte dalë në konferencë për mbrojtje. Si mundet të tejkalosh këto ngjarje. Tani gjithnjë e më shumë fasadë po bie dhe po duket që pas saj është një bandë kriminale. Për ambasadoren amerikane e kam thënë mendimin tim. Po luhet një rol negativ sepse po eliminohet opozita. Ndërhyrja e saj është e qartë në mbështetje të Ramës.”, tha ndër të tjera Lubonja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...