Berisha: Funksionimi i shtetit ligjor do të jetë themeli i programit tonë të ardhshëm qeverisës

E Enjte, 25 August 2022 22:47

 

Kryetari i PD Sali Berisha, deklaroi nga Pogradeci gjatë një bashkëbisedimi me intelektualët se funksionimi i shtetit ligjor do të jetë themeli i programit të ardhshëm qeverisës.

Kryedemokrati u shpreh se vendosja e ligjit, lufta me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit, do të jenë gjithashtu prioritete kryesore.
“Shqetësimet, mendimet do të jenë pjesë integrale e programit të ardhshëm. Nga do ta fillojmë? E ke pyetjen më të drejtë. Ligji, ligji dhe vetëm ligji.

Do e fillojmë me funksionimin e shtetit ligjor. Ligji është bërë në radhë të parë që të funksionojë tregu. Njeri e bëri ligjin në mënyrë që të garantonte funksionimin e tregut. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e tij.

 

Ne do e fillojmë nga ligji. Kemi program ekonomik që do ta rishqyrtojmë dhe do të marrim specialistët më të mirë shqiptar, këtu dhe në botë. Do të krijojmë një ekip ekonomik që do të japë përgjigjet më të shkëlqyera problemeve të mëdha të krijuara deri më sot në fushën e ekonomisë.

Por vendosja e ligjit, lufta me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit, duhet të jenë dy motivet tona kryesore mbi të cilat unë kam besimin më të madh se Shqipëria do të shërohet nga këto plagë të rënda që ka sot.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...