'Marrëveshja e Butrintit po hetohet në ShBA'/ Spaho: Roli i Ramës dhe lidhja me Hodges të financuar nga Soros

Saturday, 27 August 2022 19:21

 

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me lajmin se marrëveshja korruptive e Butrintit po hetohet nga Kryetari i Komisionit te Jashtem te Senatit Amerikan, duke e quajtur një lajm të mirë.

Sipas Spahos, bashkëpunimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Richard Hodges, te financuar nga Soros është i hershëm, pasi kur ka qënë ministër i Kulturës, Rama e ka pasur këshilltar ndërkombëtar.
'Marreëshja e Butrintit është fund e krye korruptive, që thyen dhe shkel edhe standartet minimale ndërkombëtare të administrimit të pasurive si Butrintit', thotë Spaho në Facebook.

Postimi i plotë:

Pervec lajmit qe po hetohet ne SHBA per Butrintin, faktet e tjera jane boterisht te ditura, te sterthena ne komisionet parlamentare te Ekonomise dhe atij te Kultures si dhe ne debatet ne seancat parlamentare. Ata qe kane ngritur zerin me force per keto praktika neokolonialiste jane quajtur antiamerikane, madje nga vete Rama.

Ketu eshte per tu sqaruar edhe nje here roli i Rames ne kete afere. Ai eshte i hershem qe kur ishte Minister Kulture dhe kishte si keshilltar nderkombetar, as me shume e as me pak, por Richard Hodges, te financuar nga Soros. Ata qe kundershtojne kete, le te shohin CV e Richard Hodges ne ëikipedia. Jo me kot ky projekt mori hov pas kthimit te socialisteve ne pushtet dhe instalimit te Rames Kryeminister. Vete Rama eshte perpjekur te mbroje marreveshjen duke perdorur emrat e Lordeve Rothschild and Finsbury.

Marreveshja e Butrintit eshte fund e krye korruptive, qe thyen dhe shkel edhe standartet minimale nderkombetare te administrimit te pasurive si Butrinti. As UNESKO nuk ka te pasme qe tju kundervihet delenxhinjve me mbeshtetje nderkombetate. Asnje fjale nuk ka thene deri me sot.

Rama dhe Granhof jane nje prandaj KM kercenon qe ne Butrint do behet si thone ata. Sic ndodh rendom tek ne, nje pjese e mire e medias dhe eksperteve e analisteve, jane blere per te mos hapur gojen. Edhe Gjykata Kushtetuese do zbythet me argumentin e mos kompetences per te gjykuar kete ceshtje.

Prandaj them qe eshte lajm shume i mire qe po heton Kryetari i Komisionit te Jashtem te Senatit Amerikan. Larot qe perpiqen te vjedhin ne "emer" te Amerikes me kete do kuptojne kush eshte Amerika e vertete

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...