A janë instaluar në bazën ruse në Nish trupa speciale të banditit Kadirov?

Hënë, 29 August 2022 11:07

 

Nga Sali Berisha

‘Një refuzim që flet më shumë se pranimi. A janë instaluar në bazën ruse në Nish trupa speciale të banditit Kadirov?

Të dashur miq, presidenti i Serbomadhisë, ultranacionalisti i verbër Vuçiç, padroni i Edi Ramës, refuzoi lejimin e atasheve ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s të akredituar në Beograd të inspektojnë bazën ushtarake ruse në Nish dhe kazerma tjera të ushtrisë serbe në afërsi me Kosovën.

 

 

Ky refuzim i pazakontë dëshmon se serbomadhi Vuçiç ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse dhe konkretisht të njësive te Kadirov.

 

Pak ditë më parë vetë Vuçiç duket për të maskuar këtë akt luftënxitës të Putinit, deklaroi papritur se më 31 korrik, një grup çeçenesh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H. A., dhe M. A., persona të lidhur me Xhabulat Suleimanov dhe Ahmed Zakaev kanë qëndruar në Kosovë, Mitrovicë.

Ai nuk paraqiti asnjë fakt dokument për trillimin tij. Por pavarësisht nga kjo me deklaratën e tij çeçene Vuçiç provoj se në skenarin luftënxitës të Putinit dhe të tij në rajon, është parashikuar një rol edhe për repartet çeçene të Kadirovit të cilat me sa duket i ka strehuar në bazën ruse të Nishit, prandaj dhe ai nuk lejoj inspektimin e saj nga atashetë ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s

Duke dënuar ashpër qëndrimin e tij të rrezikshëm i them përsëri Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon, hiq dorë nga projekti i ndezjes së bashku me Putinin të një konflikti në Ballkan se një fund më tragjik se sa ai i idhullit tënd Slobodan Millosheviç, të pret

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...