Mega-afera/ PD: Skandali me kontratën e inceneratorit të Elbasanit

Tuesday, 30 August 2022 15:02

 

Partia Demokratike vazhdoi edhe sot me pyetjet e përditshme për mega-aferën e inceneratorëve.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarabër Malltezi u ndal te kontrata për inceneratorin e Elbasanit.

Ai tha se në Fletoren Zyrtare është publikuar skandali që shkel ligjin dhe ligjëron vjedhjen për inceneratorin e Elbasanit.

 

DEKLARATA E PLOTE

 

Në Fletoren Zyrtare, për inceneratorin e Elbasanit është botuar një shkarravinë.

Ky është një hap i vogël në drejtim të transparencës po ta krahasosh me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës për të cilët nuk është dhënë asnjë karakteristikë.

Kjo pra është historia e transparencës së inceneratorëve të infamozëve Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Gugallja: shqiptarët kanë dhënë 430 milion euro, por nuk kanë marrë mbrapsht asgjë. Madje as një skicë të ‘veprave monumentale’, të cilat do ta shpëtonin Shqipërinë nga plehrat, apo do të zvogëlonin edhe vrimën globale të ozonit.

E vetmja vrimë që është zvogëluar është ajo e miut, ku janë futur për tu fshehur një pjesë e grupit kriminal. Të gjithë ata, aty e kanë vendin një ditë.

Por nuk janë shkarravinat e detajeve të inceneratorit shqetësimi i madh. Kontrata, mënyra e hartimit, autorët, teksti, e me radhë. Aty vjedhja ligjërohet dhe ligji shkelet, por SPAK ka ditë që sheh, e ditë që nuk sheh.

Ja edhe pesë pyetjet për sot:

1. A mund të ketë kontratë në kundërshtim me ligjin?

2. A mund të ketë kontratë që rri në fuqi edhe kur nuk zbatohen disa pika të saj?

3. Kush e ka hartuar këtë kontratë brenda ditës? A është hartuar nga drejtoria juridike siç e kërkon ligji apo është marrë e gatshme nga Rama-Zoto-Mërtiri dhe drejtoria juridike nuk u lejua as ta shohë e as të bëjë komente?

4. A është marrë në pyetje dhe a është ofruar bashkëpunim me drejtësinë për drejtorin e drejtorisë juridike në kryeministri?

5. A ka gjurmë në kontratë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet duke bllokuar së pari veprën e aktit korruptiv?

Kur flasim për kontrata të shkelura apo korruptive, nuk mund të mos na shkojë mendja te kontrata që ka drejtësia e re me publikun.

Të paktën në letër. Po kjo kontratë, a po zbatohet?

A janë të gjithë të barabartë para ligjit, apo drejtësia e erës së Ramës shkon andej nga fryn era e fortë e pushtetit dhe e frikës prej tij?

Mos na e përsërisni! E dimë se një Kokë është në burg, por nuk është koka e kësaj vjedhjeje në shkallë industriale.

Ai mund të jetë pjesërisht fajtori, por me siguri është plotësisht kokë turku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...