Rihapja e basteve/ Ilir Meta nxjerr videon kur Rama citonte Kuranin: Një delenxhi dhe aventurier që përpiqet të vendosë monopolin

E mërkurë, 31 August 2022 13:08

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar edhe iniciativën e fundit të qeverisë për të rikthyer bastet sportive. Ish-Kreu i Shtetit, i cili e ka dekretuar ligjin për mbylljen kur ishte President tha se “Rama është një delenxhi dhe aventurier që përpiqet të vendosë monopolin”.

Meta beri publike edhe nje video, kur ne kohen e mbylljes se basteve Rama citonte Kuranin.

”Është një sfidë që e ndalon Kurani. Po, e ndalon. Jo, unë nuk e kam bërë (ndalimin e bixhozit) për shkak të Kuranit, por e ndalon Kurani. E thotë bukur, nuk e mbaj mend saktësisht, e thotë një verset i Kuranit”, ka theksuar Rama para disa vitesh ne nje emision.

Pyetje: Sot Rama bëri një dëgjesë me grupet e interesit për rikthimin e basteve. Duke qenë se ju e keni dekretuar si president, ndërsa tani është një iniciative e Ramës për ta rikthyer pas deklaratave të Ramës se është edhe kurani që i ndalon bixhozet.

Ilir Meta: E dini edhe ju, treguesi i koherencës së jshtëzakonshme, të një delenxhiu i cili me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët nga këto aktivitete kriminale dhe shoqërinë tonë vendosi mbylljen atëherë dhe tani gjen gjoja një alibi, sikur ka ka hallin të ndihmojë sportin, se kush e ka penguar këtë të ndihmojë sportin, kur harxhon miliona me inceneratorët, këtë e kuptojmë. Por është thjesht përpjekja për të vendosur monopolin e klientelës së tij edhe sa i takon lojërave të fatit. Dihet që ky është kaq aventurier se mund të luajë me bixhoz dhe të vërë në baste të ardhmen e një vendi të tërë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...