“Aksioni në Prestige Resort është urdhër direkt i kryeministrit”- Drejtuesi i mediave “Panorama”: IKMT nuk ka zbatuar procedurën ligjore

Premte, 02 September 2022 09:15

 

Drejtuesi i mediave Panorama, Alfred Peza dënon sulmin e IKMT ndaj “Prestige Resort”. Sipas tij, paligjshmëria qëndron se IKMT nuk ka zbatuar ligjin dhe procedurën ligjore që duhet bërë. Sipas Pezës, ky është një sulm i pastër dhe me urdhër direkt të kryeministrit Rama.

Peza pohoi se dhe drejtori i IKMT-së, Ajet Zyberaj dha dorëheqje pikërisht pasi ishte kundër zbatimit të këtij vendimi të paligjshëm.

“Ne këtë shesh në këtë resort ishte llogaritur të bëhej një dasmë amerikane. Shqipëria është e mbushur me ndërtime pa leje. Ky është një qëllim i pastër politik, për shkak se pronari i këtij resorti është botuesi më i madh dhe sulmi bëhet për shkak të denoncimeve që janë bërë në media.

Është urdhër direkt i kryeministrit Rama. Kam negociuar që kjo të mos ndodhte sepse është në shkelje të ligjit. Subjekti nëse është në shkelje të ligjit duhet ti jepet kohë. Fakti që sapo ndërrohet kryeinspektorja dhe jep dorëheqjen kryeinspektori sepse nuk donte të firmoste këtë urdhër sot tregon se urdhri është nga Rama”

Peza më tej tha se “subjektit duhet ti ishte dhënë kohë 30 ditë, ose ti jepej kohë për të shkuar në gjykatë. Fakti që këto nuk janë zbatuar të bëjnë të kuptosh se kjo është një goditje”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...