Meta nxjerr pjesë nga dosja e Sigurimit: Si u manipulua emri Ilir Murati me Ilir Metaj

Premte, 02 September 2022 09:23

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pjesë nga një dokument original nga Autoriteti i Dosjeve, ku del falsifikimi për ta akuzuar atë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Në konferencën për mediat, ai nxorri një deklaratë me shkrim dore të Filip Talos, i cili kishte tentuar të kalonte kufirin, që mbante datën 9 mars 1990 dhe që ishte konfirmuar si autentike nga Autoriteti i Dosjeve.

Ndër të tjera në deklaratën e tij Talo shkruante se “Para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”

 

Në letrën e tij Talo përmend emrin Ilir Murati si personi që ka folur për kalimin e kufirit.
Ndërkohë, Meta nxorri një tjetër dokument që është shkruar me makinë shkrimi ku nuk përmendet Ilir Murati por Ilir Metaj.

“Nga informacioni i T.O dt 2.3.1989 del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj ndër të tjera se…”, thuhet në letrën që Meta deklaron se është e falsifikuar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...