Sulmi ndaj Prestige Resort, Berisha: Përpjekje antiligjore për të shkatërruar një grup mediatik

Premte, 02 September 2022 13:50

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se sulmi ndaj Prestige Resort wshtw njw përpjekje antiligjore pwr tw shkatërruar njw grup mediatik.

“Me ato që unë kam lexuar, konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga vetë Edi Rama. Kjo e bën atë përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit.

Së dyti, ndërmarrja qoftë edhe në zbatim të ligjit, të një akti të tillë, kur resorti është plot me turistë dhe vetëkuptohet është normale të shpresojmë ta zgjasim sezonin, është akt i mirëfilltë banditesk, dhe një goditje që i jepet këtij sektori. Është shembulli më i keq dhe diskreditues për Shqipërinë.

 

Mbi të gjitha dua të them se ajo që dënoj me forcën më të madhe dhe nuk pajtohem kurrë, sfondi politik i këtyre veprimeve. Janë të dënueshme, janë antikushtetuese, janë antiligjore përpjekjet për të shkatërruar një grup mediatik në kundërshtim me ligjet e vendit.

 

Të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për të shkatërruar një grup mediatik, i cili duket se nuk u përputh plotësisht me kërkesat politike të Edi Ramës. Në çdo rast, ndaj çdo ndërhyrje, për qëllime me sfond politik, jemi kategorikisht kundër dhe e dënojmë me forcën më të madhe,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...