“Po tregon zemërimin e një diktatori të vogël”, zv.kryetari i Partisë së Lirisë: Rama shumë shpejt do të japë llogari para popullit shqiptar

Premte, 02 September 2022 13:56

 

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë , Agim Nesho e ka cilësuar një sulm të hapur ndërhyjen e IKMT në Prestige Resort. Në një intervistë për gazetarin Oman Stafa, Nesho u shpreh se ky është një kërcënim i hapur ndaj turizmit duke shtuar se Rama shumë shpejt do të japë llogari para popullit shqiptar.

Pjesë nga intervista:

 

Pse zoti Rama tani nisi këtë sulm ndaj Hysenbelliu Group, përse në këto kur pishina ka shumë vite këtu? Neës24, BalkanWeb dhe Panorama kanë publikuar fakte se si abuzohet me paratë e shqiptarëve.?

Nesho: Fuqia reale që ka media në Shqipëri ka bërë që Rama të humbë ekuilibrat, ai sot po tregon zemërimin e një diktatori të vogël që media e lirë të më mos jetë. Vetë media pasqyron vjedhjet e ndodhura në Shqipëri, kemi afera pa fund me PPP dhe shpërdorim të tenderave dhe e vetmja situatë që i ka mbetur është ky veprim.

 

Kemi folur për turizmin elitar, politike kjo e qeverisë shqiptare, si e shihni këtë moment? A është kjo një kërcënim për investitorët?

 

Agim Nesho: Ky është një kërcënim dhe nuk ka të bëjë me turizmin por me perspektivën e pushtetit të tij të korruptuar, ky është qëllimi i vetëm i tij , pra është një kërcënim ndaj të gjithë pronarëve që nëse nuk zbatojnë dhe përkrahin Ramën , një gjë e tillë do t’u ndodhë, ky ishte edhe thelbi i kërcënimit që ndodhi në këtë resort, pra sikur jemi brenda një shteti policor brenda një resorti. Rama është dëshpërimisht në fund dhe shumë shpejt do të japë llogaridhënie para popullit shqiptar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...