Zëri i Amerikës: Ndërhyrja e sotme tek resorti “Prestige” ka dritëhijet e saj

Premte, 02 September 2022 22:33

 

Në Shqipëri, Inspektorati Kombëtar për mbrojtjen e Territorit nisi sot paradite një aksion për prishjen e dy pishinave në mjediset e “Prestige Resort”, në zonën e plazhit të Golemit, në pronësi të Hysenbelliu Group, pjesë e të cilit janë dhe disa media të njohura të vendit. Përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, e cilësuan ndërhyrjen e sotme si një përpjekje të qeverisë për të ndikuar linjën editoriale të mediave që kanë në pronësi. Por sipas autoriteteve, këto media po përdoren për shantazh ndaj institucioneve. Kundër veprimeve të autoriteteve u rreshtuan një numër i madh eksponentësh të opozitës.

Dy fadroma të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të shoqëruar dhe nga forcat e policisë, u shfaqën sot në orët e para të ditës, në Prestige Resort, ndërsa në mjediset e tij ndodhen ende pushues të shumtë. Ndërhyrja e tyre synonte prishjen e dy pishinave të jashtme që sipas tyre ishin ndërtuar pa leje. Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme, nga e cila varet Inspektorati, autoritetet kanë rinisur operacionin e ndërprerë përgjatë verës, i cili “synon rivendosjen e ligjshmërisë në bregdet dhe që deri tani ka prishur 434 objekte të paligjshme në vijën bregdetare “rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi”.

 

Përfaqësuesit e Hysenbelliu Group, deklaruan nga ana e tyre se nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak për prishjen e pishinave duke mos u lënë atyre hapësirën për të ankimuar çështjen në gjykatë.

Për më tepër, ndërhyrja e sotme ka dritëhijet e saj. Pishinat që pretendohet se janë pa leje nuk janë ndërtuar këtë verë, por prej kohësh, ndërsa mjediset e resortit janë vizituar shpesh që nga kryeministri, ish-zëvendësi i tij e anëtarë të ndryshëm të kabinetit qeveritar, apo eksponentë të PS-së, nën shoqërinë e zotit Hysenbelliu. Mbetet e paqartë se përse këto ndërtime nuk ishin vënë re më parë nga autoritetit, por vetëm tani.

Aksioni i sotëm i Inspektoratit, pason disa përplasje të dy-tre muajve të fundit, që disa prej sipërmarrjeve të Hysenbelliu Group kanë pasur dhe me institucionet e tjera financiare, si Tatimet dhe Doganat, që pretendojnë detyrime të papaguara nga ana e këtyre bizneseve.

Për Drejtorin e televizionit NEWS 24, pjesë e mediave të kontrolluara nga Hysenbelliu Group, synimi i qeverisë është të ndikojë në ndryshimin e linjës editoriale. “Janë një sërë aktesh të qeverisë, nga presionet te bizneset, deri te televizioni NEWS 24 dhe portalet e informacionet, për të ndryshuar linjën editoriale, që kulmuan sot me këtë ndërhyrje brutale me fadroma pasi nuk kishin gjetur gjëra të tjera, as nga kontrollet financiare”, i tha Zërit të Amerikës, drejtori i NEWS24, Robert Rakipllari.

Por si në deklaratën e Ministrisë së Brendshme, ashtu më pas dhe në një tjetër deklaratë të Ministrisë së Financave, hidhen poshtë këto akuzat, duke pretenduar se janë pikërisht këto media që sipas tyre “ushtrojnë shantazh ndaj autoriteteve shtetërore sa herë që bizneset e zotit Irfan Hysnbelliu kanë rënë në rrjetën e kontrollove ligjore”.

Zoti Rakipllari nga ana e tij tregon madje se televizioni NEWS 24, ka qenë i prekur direkt nga presioni i qeverisë: “Në muajin qershor ka ardhur një shkresë nga Ministria e Financave, që TV NEWS 24 , i cili ka 20 vjet në këtë godinë, me qera shtetërore, që brenda 25 korrikut ne të largoheshim e të lironim mjediset, në të cilat është investuar. Ne këtë akt administrativ, e çuam në gjykatë, dhe ajo e shpalli të paligjshëm vendimin”.

Ministria e Financave nga ana e saj reagoi duke u shprehur se Gjykata ka marrë një vendim pezullimi proceduaral të lirimit të godinave shtetërore, derisa çështja të trajtohet dhe zgjidhet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Udhëheqës dhe eksponentë të shumtë të opozitës e dënuan ndërhyrjen e sotme të Inspektoratit, duke folur për një veprim me sfond të hapur politik, dhe një sulm ndaj lirisë së medias në vend

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...