“Qenka çmend qorri”/ Aksioni në “Prestige Resort”, Andi Bushati rrëfen telefonatën e Ramës në vitin 2000 dhe çfarë i thoshte për Nanon: “Nuk mund të sillet kështu me mediat”

Saturday, 03 September 2022 14:00

 

TIRANË

Gazetari Andi Bushati ka rikujtuar një episod nga viti 2000 teksa prej dy ditësh vijon aksioni i IKMT te “Prestige Resort”.

 

Bushati kujton aksionin e ndërmarrë nga Fatos Nano mbi fshatin ADA për t’i bërë presion TV Klan dhe telefonatën e Edi Ramës. Ky i fundit, sipas Bushatit i thotë se “qenka çmendur qorri dhe se një kryeministër nuk mund të sillet kështu me mediat”.

 

Ndërkohë që gazetari shkruan se pas këtij episodi Nano ndenji dhe 2-3 vite në pushtet, çfarë tregon se çmenduria nuk është parakusht për ta lënë këtë post.
“Këtu e shumë kohë më parë, nga fillimi i viteve 2000, Nano, atëherë kryeministër, nisi fadromat dhe ruspat për të prishur fshatin ADA të Marsel Skëndos dhe Julien Roche, sepse donte t’i bënte presion TV Klan, ku ata qenë aksionerë mazhoritarë.
Mbaj mend ato ditë një telefonatë nga Edi Rama: “Qeka çmen qorri- me thoshte-, ka lujt menç, nuk mund të sillet një kryeministër kështu me mediat, a e kupton ai sa dëm i bën vetes e pastaj dhe ne të gjithëve”.
Pas këtij episodi Nano ndenji dhe 2-3 vjet kryeministër, madje mundi dhe vetë Ramën në kongres, çka tregon se çmenduria ose luajtja mendsh, nuk janë parakushte për ta lënë këtë post…”, shkruan Bushati

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...