“Lejen e dha ai”- Aksioni i IKMT te Prestige Resort, Balliu publikon dokumentin me firmën e Ramës: Solli talebanët me matrapik! Dallëndyshja e Shullazit u emërua për të shkatërruar

Diel, 04 September 2022 12:42


Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu denoncoi me dokumente shkeljen e qeverisë për të ndërmarrë aksionin për shembjen e pishinave dhe pistës në “Prestige Resort”.


Në një lidhje për News 24, Balliu tregoi dokumentin ku Rama ka hedhur firmën e tij për ndërtimin e resortit. Ai u shpreh se resorti e ka ndihmuar Shqipërinë në kohë të vështira por sipas tij ai u solli talebanët me matrapik për të nisur shembjet.

dokumenti

“Ky është një resort që ka ndihmuar Shqipërinë në kohë të vështira. Si në kohën e tërmetit si për strehimin e afganëve. Edi Rama u solli talebanët me matrapik afganëve. Të denoncosh pushtetin ai rrezikon. Ai është në panik të jashtëzakonshëm sepse po i ikën pushtetit. Një diktator reagon vetëm përmes dhunës. Atij nuk i duhet Shqipëria. Atij i duhet pushteti. Le të digjet Shqipëria, ai do vetëm pushteti. Sot jemi në çdo media ndërkombëtare të botës që terrorizon turistët.

Për një projekt që e ka bërë vetë. Për këtë jo vetëm që e ka dhënë lejen por arkitekti është Rama. E ka vizatuar vetë me duart e tija. Është ai që e ka skicuar dhe sot e shkatërron. Vetëm nga paniku që e ka zënë nga denoncimet. Nëse nuk do ishin denoncuar doganat e drogës dhe vjedhjet e qeverisë. Dallëndyshja e Shullazit do vinte të bënte një pishinë shtesë dhe jo të hiqte pishinat. Edhe nëse je në shkelje të ligjit lajmërohesh 45 ditë përpara. Këtu nuk ka lajmërim. Këta nuk kanë pushim për vjedhje. Të shtunë e të dielë nuk gjen asnjë në administratë. Projektin e ka bërë vetë Edi Rama. Lejen e ka dhënë vetë”, u shpreh ai.

 

Balliu shtoi se Dallëndyshe Bici u rikthye në krye të IKMT për të shkatërruar pronat pasi nisi hakmarrjen e Ramës pak orë pas emërimit në detyrë.

“Këto reagime kanë në themel të pushtetit të vet drogën. Lidhja e tij me drogën është arsyeja pse Edi Rama është sot në atë karrige. Edi Rama do të marrë dënimin e merituar. Nuk mundesh të shkatërrosh imazhin e shtetit dhe turistët. Sa media sot janë kërcënuar nga kjo qeveri. Kemi pasur raste të ngjashme edhe në media të tjera. Nëse denoncon skandalet e qeverisë, kjo qeveri të hidhet në fyt. Këtu nuk ka të bëjë me resortin. Dallëndyshe e Shullazit është vënë për të shkatërruar pronat. Filloi punë në darkë dhe të nesërmen në mëngjes ishte këtu.

Ju keni parë gazetarë shumë të nderuar që mund të mos kenë një media, por kur artikulojnë kundër qeverisë, ata riedukohen”, tha Balliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...