TEC-i lundrues në Vlorë/ Leskaj: Katastrofë ekologjike, shteti do paguajë 63 mijë dollarë në ditë

Diel, 04 September 2022 22:14

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj
Për deputetin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ankorimi i dy TEC-eve lundruese në Vlorë për prodhimin e energjisë, është krim.

Kjo sepse sipas tij, TEC-et lundruese do të shkaktojnë një katastrofë të vërtetë ekologjike, njerëzore dhe ekonomike.

Leskaj pretendon se anijet që do mbërrijnë në Vlorë në datën 8 shtator dhe do përdoren për prodhimin e energjisë elektrike, do të shkaktojnë ndotje me djegien e naftës bruto.

 

Gjithashtu, ai deklaron në një status në rrjete sociale, se kostoja ekonomike është shumë e lartë dhe shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000$ në ditë për 2 vjet.

“Sekti Rama ekzekuton krimin e radhës në Vlorë me TEC-et lundruese.

Në datën 8 shtator TEC-et lundruese në anije mbërrijnë në Vlorë.

Një katastrofë e vërtetë ekologjike, njerëzore e ekonomike për Vlorën, si rrjedhojë e ndotjes, e cila do të krijohet nga djegja e naftës bruto, pikërisht në gjirin turistik të Vlorës, duke asfiksuar industrinë e turizmit aty, duke ndotur ajrin, dëmtuar florën e faunën, duke zhdukur plazhet. Për të gjithë ata që e njohin Vlorën, Laguna e Nartës dhe Pylli i Sodës, dy pika të atraksionit turistik e ekonomik do të zhduken.

Kostoja ekonomike është shumë e lartë: shteti do t’i paguajë kompanisë 63.000 $ në ditë për 2 vjet.

Natyrisht këto para do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët do të varfërohen edhe më shumë.

Natyrisht që këtë ndotje të mjedisit, këtë dëm të turizmit, këtë korrupsion e shpërdorim sekti Rama përsëri do ta hedhë mbi shpinën e qytetarëve shqiptarë!

 

Turizëm pa sporte ujore!
Një skemë e ngjashme si me aferat korruptive dhe prokurimet publike që kryen sekti Rama.

Kësaj katastrofe, kësaj marrëzie, kësaj afere korruptive qytetarët e Vlorës dhe jo vetëm duhet t’i thonë ndal!

Prandaj është koha që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Vlorës dhe jo vetëm, duhet që haptazi dhe pa rezerva të mbështesin shoqatat e ambientalistëve, intelektualët e angazhuar ose jo dhe shoqërinë civile, të cilat po ngrenë zërin duke sensibilizuar opinionin qytetar kundër një marrëzie të tillë:, thekson Leskaj

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...