Kryetarja e PD Dega 9 Grimci/Qytetarja: Na ndihmoni ,njerzit jane katandisur te buka e gojes, te qesja e miellit...

Tuesday, 06 September 2022 10:12

Nga Kryetarja e PD Dega 9 ,Eda Grimci

 

Ne nje pasdite te qete me kumbon zilja e telefonit dhe nje ze i shqetesuar nga pertej me thote "..alo.... Jam X nga lagja posht shinave...." ( Njesia 9, Tr) me nje turfullime qe nuk po me linte te kuptoja asgje sikur me kerkonte llogari. I them qetesohu e me thuaj cfare ka!
Po ja, me thote sikur po me kerkonte llogari, ( e ska faj se skan me ku te shpresojne) a do na mbroni nga keta hajnite....
Me beri cudi kjo fjale " hajni" se po ja kuptoja hallin dhe zgjidhjen e kerkonte dhe e priste nga une, nga ne, nga PD, nga ne qe skemi asnje pushtet!!
Po, po me perseriste pareshtur, keta hajnite (hajdute) kane filluar shperndajne qese me ushqime neper familjet perreth…. E bene per zgjedhjet e fundit dhe kane filluar prap..
Po mire, i them, do jete ndonje kompani apo shoqate OJQ qe shperndan apo u ka lindur ne zemer te dhurojne per njerezit ne nevoje.
Jo, moj jo -ma kthen me ngut qytetarja. Keta qe po shperndajne nuk kane as cipe e as moral por jane vec zarat qe i perdor Bashkia dhe strukturat e PS per te bere keto punet e rendomta. I mbajne me leke per kafe e u japin tollona nafte. Iu japin edhe ndonje rroge ne ujesjellsa e kanalizime dhe keta faqezinj sillen verdalle.
Kur paska kaq leke Bashkia e Qeveria pse nuk rrit paga, pensione e pse nuk ul taksa e tatime? Por perkundrazi na i rrit te gjitheve dhe jep per ca vota diku ku i blen me lire, me qese me miell e makarona..Prandaj na ndihmoni dhe mbroni nga hajnite si ata ne qeveri e bashki dhe keta qe bredhin rrugeve per te zaptuar e vjedhur vota ku me hir e ku me pahir, ku me dhune e ku me blerje. Na ndihmoni se keta vetem varferi e skamje do mbjellin ne kete forme e menyre zuzare qe po veprojne.....e njerzit jan katandisur te buka e gojes, te qesja e miellit…
E falenderova zonjen per guximin e revolten e saj te sinqerte e ju zotova ..

..... Qe do jem aty e ndihmen dhe zgjidhjen do ua japim ketyre njerezve! Thirrjes se tyre do i pergjigjem dhe do i dal ne krah ne menyren me te ashper te mundshme po te jete nevoja. Kete here duke i paralajmeruar keta "bredharake" ne kerkim te varferise. Them do paralajmeroj sepse here tjeter do i demaskoj e nuk do lejoj qe te vidhet e tjetersohet vota e qytetateve te ndershem qe rropaten per nje dite me te mire. Nuk do te lejoj qe keta "kambaleca" te shpopullimit te realizojne endrrat e pushtetareve te sistemit te aferave dhe shitjes se vendit ne duart e krimit dhe miqve e te tyre.
Prandaj degjojeni mire ju te pafytyre qe bridhni rrugeve te Njesise 9, e hiqni dore menjehere sepse do t'ju demaskoj dhe ndeshkoj shume keq, pasi blerja e votes eshte veper penale.
Po te paralajmeroj ty “Bekua i vogel”… se te njoh e te kam me ze e figure duke blere vota e duke shkelur dinjitetin e katandisur pertoke nga halli e varferia. Hiq dore se ska drejtoruc bashkie qe do te dali me krah perpara organeve te drejtesise e demaskimit publik qe do te bej tu e gjithe fundrrinave
si ty.
Edhe zonjen qe me telefonoi e falenderoj e i them se jemi bashke ne rrugen drejt shporrjes se hajnive, se ky vend ka zot, ka opozite e ka njerez me dinjitet si ju Zonje.
Eda GrimciPD dega 9

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...