PPP 14 mln €'/ Berisha publikon pamjet: Ja supervjedhja e 'lal djegësit' me shkollën 'Bashkim Fino'!

Tuesday, 06 September 2022 22:23

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar në rrjete sociale se kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një supervjedhje me ndërtimin e shkollës 'Bashkim Fino'.

Sipas Berishës, Veliaj e ka ndërtuar këtë shkollë me 4 milionë euro nga 600 mijë euro që kushton në vendet e BE-së ndërsa shton se kjo është një nga shkollat me skemën e PPP.

Kryetari i PD-së sqaron se në total me skemën e PPP, qytetarët e Tiranës do humbasin mbi 14 mln euro vetëm nga norma e interesit prej 6.28 për qind që Bashkia do i paguajë shtesë për 7 vjet me radhë.

 

Statusi i Berishës
Nje super vjedhje e Lal djegësit! Ai ndërtoi shkollën me 4 milion euro nga 600 mijë euro që kushton ajo në vendet e BE. Kjo është super vjedhje me një shkollë e Lal vjedhësit!

 

Të dashur miq, shkolla e re në Njësinë 2, e pasqyruar më poshtë, i ka kushtuar qytetarëve të Tiranës mbi 4 Milionë Euro! 3.2 Milionë Euro për ndërtimin.

280,000 Euro për mobilimin. 750,000 Euro për mirëmbajtjen. Kjo është vetëm njëra nga shkollat me skemën PPP!

Ne total me skemën PPP qytetarët e Tiranës do të humbasin mbi 14 Milionë Euro vetëm nga norma e interesit prej 6.28% që Bashkia do ti pagoi shtesë për 7 vjet me radhë!

Pra ato fitojnë dy herë, edhe nga procesi i tenderimit & ndërtimit, edhe nga norma e interesit 6.28% për 7 vjet me radhë! Kurse qytetarët vidhen dy herë! Krim i shemtuar! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...