Nesho: Të bëhemi të gjithë bashkë me frontin opozitar në protestën kundër incineratorëve

E mërkurë, 07 September 2022 08:42

 

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho u shpreh se manipulimet dhe shpërdorimet fondeve publike janë shumë të mëdha.

Sipas tij, Partia e Lirisë ka në fokus aferën e incineratorëve që është afera e shekullit dhe ftoi qytetarët të bashkohen në protestat e frontit demokratik.

 

 

 

 

Nesho: Manipulimet dhe shpërdorimet fondeve publike janë shumë të mëdha. Një nga kauzat e kryesore të Partisë së Lirisë është kjo, që është një nga aferat e shekullit dhe që kërkohet përgjegjësi nga ana e qeverisë dhe ata që kanë përgjegjësi të shkojnë para ligjit. Meta ishte sot në Shijak ku digjeshin mbeturinat pra kriter. Ky aksioni i shpëtimit kombëtar do të vazhdojë në mënyrë të vazhdueshme. Të gjithë njerëzit që e gjejnë veten nga keqqeverisja duhet të bashkohen me frontin opozitar.

 

Meta ka ftuar të gjithë qytetarët sepse fenomeni i plehrave është bërë një fenomen mbytës për të ardhmen dhe perspektivën e fëmijëve të tyre. Ka një koordinim të plotë me PD-në që është i përditshëm ku ne kemi ngritur një platformë anti-korrupsion me 430 milionë euro. Qeveria nuk ka bërë diçka të prekshme dhe ka keqpërdorur paratë e tyre, ku ka ndodhur një vjedhje që nuk është parë në asnjë regjim të egër në Afrikë.

 

Agim Nesho shtoi se ndërkombëtarët duet të reflektojnë dhe korrigjojnë politikat e tyre ndaj regjimit të Ramës.

Nesho: Kemi një strategji të Ramës që ka krijuar një flluskë që e pengon kontaktin me realitetin, ndërsa opozita tjetër ka një agjendë tjetër, sepse mazhoranca do të mbajë të ndarë opozitën shqiptare. Ndërkombëtarët duet të reflektojnë dhe korrigjojnë politikat e tyre ndaj këtij regjimi. Në zgjedhjet e ardhme ky regjim nuk mund të bëjë ato që bëri me përgjimet në 2017 me vjedhjen e votave, manipulimet e 25 prillit që janë të qarta dhe tani do të ketë forma të tjera, një prej të cilave përçarja e opozitës. Do të godasë lidershipin, dy liderat e opozitës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...