Berisha: Treni nuk ndalet! Këto protesta kanë një mision edhe më të madh se në vitin 1991

Premte, 09 September 2022 15:18

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp në Shkodër, se protestat e vjeshtës kanë mision më të madh se në vitin 1991.

Ai shtoi se treni nuk do ndalet.

“Këto protesta kanë një mision më të madh edhe se në vitin 1991, se atëherë ishte një reaksion domino. Këtë herë është e vështirë, por plotësisht e realizueshme. Përpjekjet po bëhen të mëdha për ta ndaluar, por nuk do ia dalin.

 

Treni nuk ndalet. Nëse rikthehemi pak dhe rivlerësoni vendimet e qeverisë dhe mafies së George Soros, treni nuk do kishte arritur as në stacionin e parë. Unë e kuptova se qëllimi nuk ishte Sali Berisha, por ishte treni. Atëherë unë ndalove se treni nuk ndalet. Ngaqë nuk u ndal, arriti në 7 korrik. Ajo ishte dita e vetme e shpresës së madhe të shqiptarëve prej shumë vitesh.

 

Pas 7 korrikut, njeriu i vetëm që nuk foli dot një gjysmë fjale, që iu nda fryma, ishte Edi Rama. Ai që çdo ditë përgojonte dhe fliste, për nja tre javë e harroi fjalën opozitë. Do i dahet fryma edhe më shumë në javët që vijnë. Ai pa një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr. Po të më pyesësh më, opozita është sot më e fortë se kurrë. Ka shumë punë për të bërë, por ajo që u arrit, e dëshmon më të fortë se asnjëherë. Nga ky stacion, opozita do të bëjë gjithçka për t’u shtrirë në kilometrin tjetër, në shoqërinë shqiptare dhe po punohet shumë në këtë drejtim. Unë jam optimist. Po ta shohësh Edi Ramën, po ta studiosh atë, do të shihni një njeri të çekuilibruar,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...