Letra për familjen mbretërore angleze/ Gafë e Bajram Begajt: Monarkitë duken si diçka e tejkaluar

Diel, 11 September 2022 10:38

 

Për Presidentin Bajram Begaj monarkitë duken forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

Kjo gjë është shkruar me dorën e tij në letrën ngushëlluese të dërguar për Mbretin Charles III për ndarjen e jetës së Mbretëreshës Elisabeth II i thotë se mbretëritë janë forma të drejtimit të shtetit të tejkaluara.

 

Ndërkohë që në botë madje edhe në shtetet më të zhvilluara evropiane ekzistojnë ende monarkitë pavarësisht formës së qeverisjes demokratike.

“Në kohët moderne, kur sistemi monarkik dukej i tejkaluar, Shkëlqesia e Saj, e sfidoi kohën gjatë gjithë mbretërimit të Saj, me urtësinë dhe fisnikërinë karakteristike, me vendosmërinë e përulur dhe përkushtimin e saj absolut ndaj unitetit të vendit, duke u bërë një figurë fort e dashur dhe e admiruar nga njerëzit në mbarë botën”-thuhet në letër, shkruan Hashtag.

 

Në botë numërohen rreth 43 shtete sovrane që kanë monarkun si Kreun e Shtetit. 13 nga këto janë në Azi, 12 në Europë, 9 në Amerikën e Veriut e Jugut, 6 në Oqeani dhe 3 në Afrikë.

Në Evropë, vendet ndër më të zhvilluarat kanë ende një sistem “të tejkaluar monarkik” siç përpiqet ta cilësojë Presidenti i Shqipërisë, Begaj

Mund të përmenden shtete si Belgjika, Danimarka, Andora, Lihteshtejni, Luksemburgu, Spanja, Suedia dhe Norvegjia që kanë mbretin si Kreun e tyre të Shtetit.

Një detaj tjetër në letrën e Begajt që mund të cilësohet një gafë është edhe drejtimi me “Shkëlqesi” një monarku e cila është e gabuar pasi që mbretërve dhe monarkëve zyrtarisht u drejtohet me “Madhëri” gjë që e ka përdorur dhe vetë por në rreshta ka haruar ta përdorë për Mbretëreshën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...