Meta: Protesta do jetë e qytetarëve

Diel, 11 September 2022 19:44

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat i pyetur për pjesëmarrjen e krahut të djathtë të opozitës në protestën e paralajmëruar në inceneratorin e Tiranës më 13 shtator, u përgjigj se kjo do të jetë një protestë e qytetarëve dhe nuk do të ketë asnjë flamur partie.

Meta tha ndër të tjera se “për të qenë opozitar ka vetëm 1 kriter, që është të qenit kundër Edi Ramës atje ku i dhemb më shumë, që është hajdutëria e tij e paskrupullt."

“Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca është detyrë për të gjithë. Në Shqipëri korrupsioni dhe mafia kanë vendosur sistemin e tyre, afera e inceneratorëve është afera më e skandaloze e kapjes së shtetit për fyti, e shkatërrimit të intetersit publik dhe vjedhjes së qindra miliona eurove nga persona që janë në kërkim ndërkombëtar.

 

Vetëm një person është në krye të kësaj dhe që ka garantuar mbarëvajtjen e kësaj vjedhjeje. Inceneratorët janë kryeafera e Edi Ramës. Rama ka bërë 14 vendime brenda një ditë, të gjitha të paligjshme vetëm për ti hapur rrugë kësaj afere. Me firma të falsifikuara qarkullojnë miliona euro.

 

Ne ndërmorëm këtë iniciativë, kjo do jetë protestë e qytetarëve. Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë e çdo minutë, pasi këtu vidhet përditë dhe po përgatiten vjedhje të tjera.

Është detyra e çdo qytetari që ndihet i vjedhur të protestojë dhe të jetë atje. Në këtë manifestim do të jemi të githë me flamurin e qytetarisë dhe me asnjë flamur partie apo force politike.

Është vetëm 1 kriter për të qenë opozitar, a je apo jo kundër Edi Ramës atje ku i dhemb më shumë, që është hajdutëria e tij e paskrupullt.”-u shpreh Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...