Meta bën homazhe për Azem Hajdarin: Shpirti i protestës do të rivendosë demokracinë

Hënë, 12 September 2022 14:52

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot homazhe për Azem Hajdarin në 24-vjetorin e vrasjes.

“Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90, frymëzuesin dhe guximtarin e jashtëzakonshëm Azem Hajdarin për atë lidership aq frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë qëndresës së studentëve dhe qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës ashtu si ishte rrëzuar më parë muri i Berlinit.
Ndaj sot nderimi për Azem Hajdarin ka rëndësi të madhe sepse si asnjëherë tjetër janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, lirisë dhe vetë ekzistenca e kombit tonë. Mjafton të shohësh numrin e nxënësve, për të kuptuar se kemi një kërcënim serioz për ekzistencën e shtetit, për të ardhmen dhe kombin tonë që vjen nga rënia e vlerave të demokracisë.
Shpirti i protestës do të rivendosë demokracinë, vullnetin e sovranit dhe të garantojë që sistemi i llogaridhënies të funksionojë për 200 vitet e ardhshme”, deklaroi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...