Berisha: Azem Hajdari ishte me vizion, studentët e dëgjuan dhe e kthyen në lider

Tuesday, 13 September 2022 00:35

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim të organizuar në kujtim të Azem Hajdarit, deklaroi se Hajdari ishte me vizion ndërsa shtoi se studentët e dëgjuan dhe e kthyen në lider. Kryetari i PD-së tha se Azem hajdari kishte guxim, vendimmarrjen dhe vizionin e një lideri.

"Kemi ardhur me Besnik Mustafën, pasi takuam Ramiz Alinë dhe për ti takuar, studentët për të ju thënë që ju pret. Shiko ç’bënte diktatori: Nga njëra anë e kishte lënë vetë me ta, se do të ju vinte në ‘Qytetin Studenti’. Kjo nuk ndodhi. Nga njëra anë na tha ne që thuajuni që do ju pres dhe nga ana tjetër e kishte mbushur këtë shesh dhe rrugica, pëllëmbë e ushtarë, gardistë e nga të gjitha llojet. Me Besnikun e kuptuam që ai donte ti sulmonte.

Këtu ishin grumbulluar studentët dhe do të zbrisnin prap në Sheshin Skëndërbej. Ne e pamë që po u nisën ata kishin afruar kamionët, për ti larguar me forcë. Sa më shumë të ju thonim se ishin të rrethuar, aq më shumë bënin të kundërtën. I bindëm që të mos zbrisnin në shesh, por u thamë që të merreshin me kërkesat.

 

Dalim me të tek ballkoni i mencës dhe studentët duartrokasin. Na prezanton tek ata dhe u thotë se kanë ardhur intelektualët të na mbështesin. Dhe më jep fjalën mua. Studentëve u them që sonte ju nuk do të zbrisni në shesh. Ata brenda sekondave, nisën të thonin, tradhëtarë e të gjitha llojet. Këtu ai e merr fjalën. U thotë, jo. Bën avokatinë time aty dhe u thotë bashkëmoshatarëve të tij. Unë kam dy fëmijë, Kirin dhe Rudinën dhe kur të ju tradhtoj ju, u fus atyre thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr.

 

Aty ra një heshtje absolute. Ky betim i tij përmbysi çdo gjë. Ata e kthyen në një lider. E dëgjuan atë duke e duartrokitur fuqishëm. Kishte guximin, vendimmarrjen dhe vizionin si lider. Azem Hajdari kishte vizion. Ata përpunuan atë natë të gjitha kërkesat dhe u shpallën në këtë shesh në mëngjes. Qyteti u çlirua dhe u krijua pushteti moral i lirisë."-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...