Zëri i Amerikës/ Lideri i opozitës, Berisha, thirrje për protesta

Tuesday, 13 September 2022 10:09

 

Në Shqipëri u përkujtua përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, udhëheqësit të Lëvizjes studentore, e cila i hapi rrugën vendosje së pluralizimit politik në vend pas 46 vitesh sundim të rregjimit komunist.

Nga Zëri i Amerikës

 

Drejtues të opozitës bënë homazhe pranë varrit të tij në Varrezat e Dëshmoreve si dhe në Memorialin e ngritur në vendin ku ai u vra në një atentat më 12 shtator të vitit 1998. Ata kujtuan rolin e tij në momentet që shënuan ndarjen mes dy epokave, duke bërë që dhe Shqipëria t’i bashkohej vendeve të tjera të Europës lindore që ishin shkëputën nga diktatura komuniste. Zoti Hajdari ishte ndër themeluesit e Partisë Demokratike dhe më pas deputet i saj.

 

Përkujtimi i veprimtarisë së Azem Hajdarit, ishte një tjetër rast për drejtuesit e opozitës që të bënin thirrje për protesta ndaj qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama

 

Për zotin Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike “vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar” atë që e cilësoi një “regjim i cili qëndron mbi votën e vjedhur dhe mbi lidhjet e tmerrshme me krimin dhe drogën”

Ndërsa për ish presidentin Ilir Meta, i cili drejton tanimë Partinë e Lirisë, nderimi për Azem Hajdarin, ka sipas tij“rëndësi dhe më të madhe sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite, janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut por dhe vetë ekzistenca e kombit shqiptar”, u shpreh zoti Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...