Berisha: Merr fund në PD kryetarokracia! Kryetarët e bashkive, deputetët do tu nënshtrohen primareve

E mërkurë, 14 September 2022 21:10

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët e Shijakut deklaroi se në PD ka marrë fund kryetarokracia. Berisha u shpreh se kryetarët e bashkive dhe deputetët do tu nënshtrohen të gjithë primareve.

“Duhet të bashkohemi. Ju shtruar shumë drejt problemin. Dy gjëra. Çdo demokrat, ka investimet e tyre. Asnjë prej tyre nuk kanë Sali Berishën investim, por kanë veten e tyre, djersën dhe mundin e vet. Vazhdimi i atij investimi është mençuria e tij më e madhe. Nuk ka asgjë tjetër, veç në mënyrë absolute mirëkuptim të plotë dhe vendosmëri që të ecim së bashku.
Ne kemi vendosur disa rregulla dhe ju garantoj se pas themelimit të pluralizmit, rregullat që po vendosim ne sot janë më të rëndësishme për demokracinë.

Primaret. Pse janë ato më të rëndësishmet. E para njëherë. Po marr Shijakun. Kishim 2 apo 3 kandidatura për kryetarë partie, apo në Durrës dhe me radhë. Ne futëm pluralitetin mes nesh. Kjo e bën partinë më të lirë. Ne me garë do të zgjedhim kryetarin e Bashkisë, deputetin. Merr fund koha kur ata i emëronte kryetari i partisë apo kryesia e partisë. Jo, do të jetë qytetarët, sepse kjo është rruga për të konsoliduar liritë. Kjo është rruga që ai që është më i aftë, njerëzishëm, punëtor të fitojë, por është edhe rruga e një përfaqësimi dinjitoz. Të ua dijë atyre për nder dhe jo kryetarit.

 

Merr fund në PD, kryetarokracia. Ju garantoj se është periudha më interesante e imja si kryetar, mund të them më produktivja, sepse nga mëngjesi deri në darkë merrem me punët e mia. Kryetari bën punën e vet, nënkryetari të tijën. Pra, jo që nuk dobësohet udhëheqja, por përkundrazi bëhet shumë më eficente, sikundër përfaqësimi bëhet më demokratik.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...