FSHZH akordon plot 4.7 milionë euro për parkun ‘misterioz’ në Tiranë

E Enjte, 15 September 2022 13:17

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka angazhuar një fond limit rreth 4.7 milionë euro për investime në një park në kryeqytet.

Procedura e çelur në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik këtë të enjte është shoqëruar me njoftimin e shkurtuar të kontratës, si dhe dy dokumente. I pari ka të bëjë me dokumentet standarde të tenderit, i emërtuar “DT Turtle Park”, dhe i dyti procesverbal, i cili shoqëron zakonisht procedurat për elemente më të hollësishme mbi kushtet.

Objekt i kontratës, sipas emërtimit në sistemin e APP është “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 1 “Parku Multifunksional, Tiranë.
Pavarësisht vlerës së fondit limit dhe dokumenteve që shoqërojnë këtë procedurë, e vetmja gjë që kuptohet mbi projektin është fakti që do të jetë një park në Tiranë. Vendndodhja e saktë se ku do të jetë ky park, çfarë parashikon në detaj projekti i hartuar për të apo si do të jetë i organizuar, mungojnë.

 

Zakonisht këto elemente jepen në raportin teknik apo relacion që sqaron projektin i cili në këtë rast mungon tek dokumentet e procedurës duke e bërë disi “misterioz” këtë park të ri në kryeqytet.

Në dokumentet e tenderit kuptohet si pjesë e projektit janë parashikuar ambiente të dedikuara sportive dhe rekreative. Kjo kuptohet nga plotësimi që kërkohet me bazë materiale si lisharës, lojë vertikale ekuilibri, lojë e kombinuar për kacavjerrje, lojë peme basketbolli, lojë paralele, rrëshqitje, tavolinë ping-pongu, lojë me konstruksion druri, elementë plastikë të montuar me vida për ngjitjen në murin e betonit, rrjetë me litarë të kuq mbrapa murit me ngjitje.

“Kjo ndërhyrje është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së, miratuar me Vendimin Nr. 225 Datë 23.03.2022 të Këshillit Drejtues të FSHZH. Objektivi i përgjithshëm i ndërhyrjes është: Gjallërimi social kulturor dhe sportiv nëpërmjet transformimit te infrastrukturës me karakter rekreacional duke nxitur frymen komunitare dhe rikthyer ndërveprimin social dhe jetën e shëndetshme ne nivel rajonal dhe lokal. Impakti që pritet të ketë projekti: Përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve dhe veçanërisht fëmijëve” thuhet në relacionin e shtojcës 7 të dokumentit mbi formularin e specifikimeve teknike.

Punimet nga operatori që do të jetë fitues i projektit do të zgjasin për të paktën 12 muaj ndërkohë që afati i fundit për paraqitjen e ofertave është 6 tetor 2022./ Monitor

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...