Rama mbron 'njeriun e Sinaloas': E di përgjigjen për Ervis Martinajn

Saturday, 17 September 2022 13:23
 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me artikullin e një media meksikane se karteli i drogës Sinaloa ka lidhje në Shqipëri.

Madje njeriu i kartelit Sinaloa, ka qenë i pranishëm në një takim me Edi Ramën.

Kryeministri tha se një familje shqiptare po kryqëzohet padrejtësisht, vetëm nga një artikull.
 
 
“Mendoj se është e njëjta gjë. Mund të thuhet të vërteta dhe shumë të gënjeshtra. E konsideroj të neveritshme që me një copë letër që del diku, kudoqoftë, merret një familje e tërë shqiptarë dhe kryqëzohet nga mëngjesi deri në darkë. Pa e pyetur fare, ore kush jeni? Me ça merreni dhe pastaj lidhet njeriu më i kërkuar në botë, pasuria e të cilit thuhet se është më e madhe se GDP e Gjermanisë, me një hotel me më pak se 100 dhoma në Vlorë, ku një nga kartelet më të mëdha në botë i pastroka paratë këtu. S'e di se si bëhet kështu! Thjesht kap shqiptarë, amerikanë dhe përplas pas muri, ngri e ul trafikantë, kriminelë, ju qofshi, Zoti ju pastë në kujdes të gjithëve ju që merreni me këtë sport. Është e dhimbshme, e neveritshme. Jam i pafuqishëm për të bërë cfarëdogjëjë tjetër veç për të thënë të vërtetën. Nuk njoh ndonjë kartel, s’kam lidhje me aktivitet ilegal, nuk jetoj për të ngrënë më shumë dhe për të jashtënxjerrë sa më shumë. Jetoj për ca arsye të tjera. Nuk ka mbase asnjë mundësi që t'ua shpjegoj. Ju kam lënë Zotin të gjithë atyre që ndërtojnë të tilla fabula. Jo vetëm për veten time, por për të gjithë ata që përfshihen në vrulle dhe sulme të paimagjinueshme. Këto goditje shkatërrojnë familje, fëmijë, jetë njerëzish, gjithçka. Ju qofshi. Doli një artikull atje dhe mbushet i gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu, me një llumhane që se di si bëhet për ta frenuar. Është e tmerrshme, s'e di!”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për çështjen “Ervis Martinaj” gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët dhe qytetarët.

Rama tha se përgjigjja pak a shumë dihet, por se policia duhet ta mbështesë në prova dhe shprehu besimin se do ta kemi zyrtarisht shumë shpejt përgjigjen.

“Nëse përgjigjja do të ishte aty dhe do të ishte mbajtur e fshehur do të dilte për 9 ditë, por besoj se duhet të keni pak më shumë durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe unë jam besimplotë që do ta kemi shumë shpejt. Sepse përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të jetë një përgjigje që duhet të mbështetet dhe në prova, nuk është thjesht një përgjigje të cilën pak a shumë e kemi që sot, por s’mund të thuhet zyrtarisht sepse kërkon të jetë e provuar”, deklaroi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...