Berisha: Nëse nuk do të ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër

Diel, 18 September 2022 18:25
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë 'Foltores' me shqiptarët e Italisë se antimafia italiane ka dhënë një kontribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në Itali dhe Shqipëri.

‘Italia, dua të shpreh mirënjohje, jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit të organizuar në të dyja anët e Adriatikut.

 
Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në  betejën kundër mafies shqiptare. Unë iu garantoj ju, se po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte sot, mbi zëvendës kryeministër të paktën.
 
 
Por ne u jemi mirënjohës, sepse ata bënë një betejë të vendosur kundër organizatave kriminale, që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe qytetarëve shqiptarë’,theksoi kryedemokrati.
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është transferuar nga burgu i Fierit në atë të Lushnjës, një muaj më parë. Transferimi është kryer pas kërkesës së familjarëve të tij.

Tahiri qëndron në qeli që prej muajit shkurt kur u dënua nga apeli i GJKKO-së, me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...