Hakerat publikojnë të dhënat e sistemit TIMS për Gledis Nanon

Hënë, 19 September 2022 11:02
 
Faqja ‘Homeland Justice’ ka publikuar të dhënat për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në të dhënat janë të gjitha hyrje-daljet e tij të regjistruara në sistemin TIMS  si dhe fotot e tij ndër vite.

Ndërkohë janë publikuar të dhënat personale, pasaportat e tij ndër vite si edhe patenta.

Vetëm dy udhëtime jashtë vendit gjenden në të dhënat e publikuara që i përkasin kohës kur ka mbajtur postin e nr. 1 të Policisë së Shtetit. Rezulton se më 22 nëntor 2021 ka qenë në Stamboll, ndërsa më 13 mars të 2022, në Dubai. Udhëtimi është bërë pa shofer dhe i papasqyruar në media më parë.
 
 Po kështu nuk mungojnë numrat e sigurimeve shoqërore të dhjetëra personave, ku nga verifikimi i bërë deri tani, disa prej tyre janë punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...