Banditët më të mëdhenj të këtij vendi lëvizin të lirë, kanë bekimin e policisë

Tuesday, 20 September 2022 21:19
 

Analisti Andi Bushati ka komentuar vendimin e Prokurorisë për të ndaluar mediat të publikojnë të dhënat sekrete të nxjerra nga hakerat pasi kanë hyrë në e-mailet e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Gjatë një interviste në “Euronews Albania”, Bushati është shprehur se Prokuroria nuk mund ta bëjë këtë pasi nuk i takon autoriteteve shtetëtore, drejtësisë, prokurorisë mbi të gjitha, të bëjnë rregullimin e mediave.

Sipas Bushatit, janë mediat ato që vendosin, çdo gjë që është në interes të publikut, i duhet dhënë publikut, pavarësisht se herë pas herë mund të duket sikur bie në kontradiktë me arsyen shtetërore, me interesat e qeverive.
 
Ndër të tjera, Bushati shprehet se banditët më të mëdhenj të këtij vendi lëvizin të lirë, pasi i lejon policia.
“Nuk i takon autoriteteve shtetërore, drejtësisë, prokurorisë mbi të gjitha, të bëjnë rregullimin e mediave. Janë mediat ato që vendosin, çdo gjë që është në interes të publikut, i duhet dhënë publikut, pavarësisht se herë pas herë mund të duket sikur bie në kontradiktë me arsyen shtetërore, me interesat e qeverive.

Kjo që unë po them është e vlefshme për raste shumë më flagrante sesa ky i tanishmi. Unë nuk e kuptoj se çfarë sekreti ka për një gjë që e dinë të gjithë. Banditët më të mëdhenj të këtij vendi, policia e di ku janë dhe i lejon të bredhin mes kryeqytetit të lirë”, theksoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...