Mesazhi i Melonit për demokratët shqiptarë: Keni mbështetjen tonë

Hënë, 26 September 2022 14:24

 

Koalicioni i djathtë në Itali, i kryesuar nga Giorgia Meloni, ka fituar zgjedhjet e së dielës.

Në një mesazh, kryetari demokrat, Sali Berisha, thotë se në Itali kanë fituar miqtë e PD-së.

Në prill të këtij viti, Meloni vetë përshëndeti Kuvendin Kombëtar të demokratëve. Në një mesazh për demokratët shqiptarë, Meloni shprehej se ata mund të mbështeten gjithmonë te konservatorët italianë.

“E juaja është një parti e guximit, patriotizmit dhe lirisë.

Pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës ju rindërtuat vendin tuaj, mbi baza demokratike, duke ruajtur kulturën shqiptare dhe duke rivendosur sovranitetin kombëtar. Ju keni qeverisur për 13 vite dhe i keni kthyer dinjitetin popullit tuaj. Ne italianët e dimë mirë historinë tuaj dhe vuajtjet e shqiptarëve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një jete të re. Nëse shumë prej tyre, me kalimin e viteve, kanë vendosur të kthehen në atdheun e tyre dhe të ndihen sërish shqiptarë krenarë, është falë mbi të gjitha partisë suaj që e ka rikthyer Shqipërinë në zemër të Europës.

Sot, nëpërmjet këtij Kuvendi Kombëtar, ju po riorganizoni lëvizjen tuaj politike dhe më pas do të zgjidhni lidershipin tuaj të ri.

Është e rëndësishme të punohet për të promovuar një axhendë konservatore me në qendër dinjitetin njerëzor dhe vlerat themelore që mbajnë bashkë komunitetet tona kombëtare dhe që sot janë të sulmuara. Promovimi i ekonomisë reale kundrejt ekonomisë së bazuar në financa. Krijimi i një ekonomi tregu autentike sociale, të fokusuar në mbrojtjen e teknikave tradicionale të punës dhe rritjen e specifikave të territoreve dhe produkteve tipike,” tha Meloni.

“Ju uroj punë të mbarë dhe dijeni se në anën tjetër të Adriatikut mund të mbështeteni gjithmonë te konservatorët italianë”, theksoi Meloni.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...