Zbulohet dokumenti/ PS, 140 mijë dollarë lobim për marrëveshjen e 17 majit

Tuesday, 27 September 2022 10:52

Partia Socialiste ka paguar në vitin 2017 shumën e 140 mijë dollarëve te një kompani amerikane lobimi, për të ndikuar qëndrimet e ambasadorit të atëhershëm në Tiranë, Donald Lu. 

Kompania që është pajtuar për këtë lobim ka qenë 'Ballard Partners' dhe konsulent i saj ka qenë ish-kongresmeni Robert Wexler. Ky i fundit, rezulton nga dokumenti që zbuloi Syri Tvdhe të bërë publik në Çim Peka Live, se ditën e 17 majit të famshëm të marrëveshjes Basha-Rama 5 vite më parë, ka komunikuar 4 herë me telefon dhe email, me ambasadorin Donald Lu. 

 
Kontrata e lobimit 140 mijë dollarë e PS
Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi tha në Çim Peka Live se atë ditë, Lu ka zhvilluar takime të veçanta me Bashën në selinë e PD dhe Ramën në Kryeministri. 

Konkluzioni i këtyre takimeve prodhoi takimin surprizë Basha-Rama dhe ngujimin e tyre për disa orë me radhë te Kryesia e Kuvendit, që solli më pas marrëveshjen mes të dyve, pak ditë para zgjedhjeve paralamentare të qershorit 2017.  

"Për lobimet në SHBA paguhet për të lobuar te zyrtarët e lartë kongresmenë. Kurse në këtë rast bëhet një pagesë, është pajtuar Ballard, është marrë si konsulent Robert Wexler, ish-kongresmen republikan, ka mbajtur kontaktet me ambasadorin Donald Lu. Puna më e rëndësishme e tij ka qenë në datën 17 maj. Atë ditë ka qenë ditë mjaft intensive për ambasadorin e SHBA, që ka bërë takime për 2-3 orë me Bashën në selinë e PD, nga aty shkoi në Kryeministri ku ka qëndruar disa orë të tjera dhe në fund erdhi ky takimi i Ramës me Bashën që ishte i papritur atë ditë për të gjithë gazetarët. Janë të deklaruara nga Ballard që atë ditë Robert Wexler ka folur në telefon dhe email dhe specifikimi është për negociata mes partive politike përpara zgjedhjeve lokale dhe reformës në drejtësi. Pra është specifikuar edhe natyra e përmbajtjes së bisedës. 17 maj 2017, pra për zgjedhjet politike", tha Saraçi.

Modifikuar më E Enjte, 29 September 2022 09:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...