Berisha: Ftoj mjekët dhe infermierët të ngrihen në greva dhe protesta të fuqishme

Tuesday, 27 September 2022 21:36

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje nga Gramshi për protesta të fuqishme dhe greva, si kundërvënie ndaj keqqeverisjes së Edi Ramës. 

Gjatë bashkëbisedimit me simpatizantët e PD dhe qytetarët e Gramshit, Berisha tha se qytetarët po varfërohen, ndërsa Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin çdo ditë. Sipas Berishës, 1 km autostradë në vend ndërtohet me 22 mln euro në një kohë kur në Europë ndërtohet me 2-3 mln euro. 

Berisha ftoi mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë për për t'iu bashkuar protestave dhe grevave. 
 "Ndaj dhe ky sezon fton çdo mjek, infermier, punonjës shëndetësor ti shërbejmë qytetarëve me greva e protesta, sepse ky është një shërbim më i mirë. Ju garantoj se ndërhyrja e qeverisë së ardhshme, do të jetë e fuqishme. Ju e dini se ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve", premtoi Berisha. 
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha

"Problemet që ngritët këtu janë problemet themelore të shoqërisë tonë. Doktoresha e cila në vlerësimin tim është një misionare e vërtetë, jo vetëm për faktin se detyra e mjekut në vetvete është një mision, por edhe për faktin se u shërben 2-3 qendrave mjekësore përbën humanizmin më të madh. 

Me qëndrimin që ka mbajtur kjo qeveri ndaj mjekëve, pa përjashtim çdo njeri mund të kishte ikur, siç kanë ikur 3-4 mijë gjatë viteve të fundit.

Se ku është katandisur sot mjekësia e tregoi Covidi. 

Ne shqiptarët, u futëm në grupin e 3-4 vendeve me vdekshmërinë më të lartë në botë. Dhe si shpërblim, si akt si për të thënë që mirë ua bëri, ajo e cila linte mjekët dhe infermierët, se vidhte me tenderat sekretë, pa maska, pa doreza, pa mbrojtje, ajo riemërohet ministre përsëri për meritën e vetme se ndan paratë me kryeministrin dhe tarafin e tij.

Sado që njerëzit e kanë të vështirë ta perceptojnë, por së fundi një tregues i një institucioni shumë serioz vlerësimesh, e nxjerr Tiranën në 10 qytete me mjekësinë më të shkatërruar në botë.

Tirana renditej e 245 në një klasifikim që kishte 255 qytete të mëdha dhe kryeqytete. 

Kur them Tirana, ja urdhëroi doktoresha u shërben 3 qendra me 7-8 mijë banorë, kur në standardin evropian duhet të jetë 1 mjek për 3-400 banorë. 

Ua thash këto për të ndalur se ku jemi. 

Por përsëri unë dua të them këtu, mjekëve, infermierëve që koha sot është më shumë se kurrë për greva dhe protesta të fuqishme në sistemin shëndetësor, sepse ky sistem po shkon drejt zhdukjes nga një njeri që nuk ka asnjë sens për qeverisje, shëndetësinë e qytetarëve për sistemin e kujdesit të tyre. 

Ndaj dhe ky sezon fton çdo mjek, infermier, punonjës shëndetësor ti shërbejmë qytetarëve me greva e protesta, sepse ky është një shërbim më i mirë. 

Ju garantoj se ndërhyrja e qeverisë së ardhshme, do të jetë e fuqishme. 

Ju e dini se ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve.

Ju garantoj se do të 2-3 fishohen dhe se sot me borxhin e madh që ka marrë Edi Rama, 500 miliardë lekë borxh, çdo mjek, mësues, pensionist mund të mirrte trefishin e asaj që merr pa asnjë vështirësi. 

Por ato janë vjedhur, shpërdoruar. 

Me ato janë ndërtuar 1 km autostradë, 22 mln euro në një kohë kur në Europë ndërtohet me 2-3 mln euro. 

Me ato është ndërtuar një shkollë në mes të Tiranës me 5 mln euro, kur në mes të Berlinit ajo shkollë kushton 620 mijë euro, është standard, nuk mund të shpenzojë më shumë nëse është shkollë publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...