Berisha: Projektet e qeverisë së PD, u braktisën nga Rama

Tuesday, 27 September 2022 21:51
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të martë një takim me banorët e Gramshit.

Kryedemokrati u shpreh se qeveria e Ramës ka injoruar këtë qytet ndërsa shtoi se projektet e qeverisë së PD-së, u braktisën nga kryeministri Edi Rama 

 
Gramshi është një rreth me potenciale të mëdha, qoftë turistike, por ka edhe potenciale të mëdha në frutikulturë. Gramshi është zonë në të cilën rriten drurë frutore më të kërkuara dhe më të çmuara.
 
 
Është një nga epiqendrat më kryesore të arrorëve dhe fikut. Por ato projekte mbetën aty ky ishin, dhe nuk u stimuluan më, në mënyrë që fermerët e Gramshit të begatonin, prosperonin.Gramshi ka lumenj, liqene e gjithë ato bukuri turistike. Njëra prej tyre është ujëvara e Sotirës dhe Sotira si fshat e shpallur në 100 fshatrat për tu investuar, por 1 km rrugë nuk është shtruar nga Edi Rama.

Isha në Pukë para 1 jave. Edhe atje, Qelzën e kishin shpallur fshat turistik, por njëlloj si në Sotirë, përveç emrit dhe shpalljes, asnjë lloj investimi.

Në këtë aspekt Gramshi është një zonë e harruar dhe injoruar nga kjo qeveri, e cila mban ndaj qytetarëve shqiptarë, një qëndrim shpërfillës, ç’njerëzor dhe ndaj fermerëve shqiptarë një qëndrim armiqësor.”-deklaroi Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...