Berisha: Rama i dha 23 mln lekë atyre që i kënduan këngën! Minimumin jetik e vendosim me sindikatat

E mërkurë, 28 September 2022 19:09
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë takimit me sindikatat është ndalur edhe te minimumi jetik që sipas tij do të llogaritet sipas standardeve ndërkombëtare.

Berisha ka përmendur edhe pagesën prej 23 milionë lekësh që Rama shëprbleu ata që i kënduan gjatë përurimit të tunelit të Kardhiqit, por ndërkohë artistët e tjerë, flaken rrugëve.

 
 Berisha: Unë e kam të qartë, se ju me shumë të drejtë, kërkoni të dini se cili është minimumi jetik i PD. Atë do e caktojmë, llogarisim bashkërisht zoti Kalaja. Ka standarde ndërkombëtare, të ILO-s, standarde të mirënjohura, atëherë urdhëroni, fillon bashkëpunimi.
Prandaj nuk e kemi ndërmarrë hapat më parë. Do e marrin ekspertët e sindikatave dhe të PD. Ju keni shtruar me shumë të drejtë çështjen e statusit. Të gjitha statuset do të përpunohen me sindikatat. Sot unë kisha artistët në zyrë. I konsideron të paqenë Edi Rama. Ata që këndojnë këngën e tij në një tunel, i shpërblen me 23 mln lekë. Kurse artistët e tjerë, flaken rrugëve, ky është realiteti.
E kuptoj se ju të parë keni statusin e minatorit dhe e meritojnë. Bashkërisht do ta hartojmë ligjin. Status do të ketë edhe për punonjësit e tjerë.

Si mund të i thuhet një mësuese 30 vite në profesion, që ka drejtuar shkollën, ik tani se kanë mbaruar orët. Orët mund të mbarohen, por nuk mund të mbarojë kurrë vlerësimi për të. Nuk mundet, sepse askush nuk mund të shkelë në atë që ka dhënë ajo. Duhet të marrin fund këto gjëra.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...