Monika Kryemadhi: Edi Rama, i pari që duhet të futet në burg!

Diel, 02 October 2022 09:38

Monika Kryemadhi tha ndër të tjera se qytetarët duhet jo të bojkotojnë Edi Ramën, por ta dënojnë atë me votë.

 
“E keni parë si u ka vizatuar reçipetat, të brendshme nëpër ballkone njerëzve, gjithë të brendshmet që ka trupi i njeriut ia ka vizatuar nëpër ballkone dhe dritare, nuk shifka Edi Rama pallatet ne mes të rrugës, kjo është qesharake”, theksoi ndër të tjera Kryemadhi.
 
Pyetje: Dua t’ju pyes pak edhe për ndërtimet pa leje, aksioni që ka ndërmarrë kryeministri, si e cilësoni

Kryemadhi: I pari që duhet të futet në burg është Edi Rama. Ai nuk lë njerëzit të lyejnë faqe e murit. E keni parë si u ka vizatuar reçipetat, të brendshme nëpër ballkone njerëzve, gjithë të brendshmet që ka trupi i njeriut ia ka vizatuar nëpër ballkone dhe dritare, nuk shifka Edi Rama pallatet ne mes të rrugës, kjo është qesharake.

Nuk ka asgjë pa lejën e Edi Ramës, përkundrazi është çdo gjë me lejen e Ramës. Përkundrazi, çdo herë që Rama bën o satelitin, o dosja e Metës, i djeg inceneratori. Sot problemi kryesor që ne kemi është pse qytetarët duhet jo ta bojkotojnë Ramën, por ta dënojnë me votë Edi Ramën.

Pronarit të grupit të mediave tuaja, për të vetmen arsye pse nuk i qëndroi editorialit të tij, jo për të prishur dy pishina, e bënte për të kërcënuar të tjerët. Por të tjerët nuk e kanë kuptuar, se kur të shkojë ti prishë televizionet, ti marrë pronat ti marrë dhe gratë atëherë do kujtohen se çfarë është Edi Rama. Atëherë nuk do ketë shqiptarë për të protestuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...