Berisha: Asnjë njeri nuk është ndaluar për sulmet kibernetike sepse drejtësia është vegël e partisë-shtet

Hënë, 03 October 2022 12:50

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se pavarësisht se në shesh kanë dalë të dhëna shumë të rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët, askush nuk është dënuar sepse drejtësia është vegël e PS-së.

“Unë e kam të qartë se hakerat iranianë sulmuan portalin e-Albania dhe unë e besoj raportin e publikuar, por absolutisht, të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm, se të dhënat digjitale të Shqipërisë u shkatërruan nga kombinime, hakerash, rajonalë, europianë, por edhe striktë qeveritarë.

Imagjinoni për një moment, një proces që ka filluar në vitin 2017-18 me publikimin e të gjitha të dhënave për oficerët e SHISH, që përbënte një dekonspirim të sekreteve njëkohësisht edhe të NATO, proces që u vazhdua me dorëzimin e të dhënave personale të 1 mln shqiptarëve tek patronazhistët e PS. Proces që u vazhdua me publikimin e rrogave dhe targave.

 

A ka njeri sot në një proces të vetëm gjyqësor për të gjithë këtë veprimtari e cila ishte absolutisht, mirëfilltas qeveritare. Qoftë rrogat, targat, të dhënat personale të qytetarëve në PS, u dërguan nga agjentë të qeverisë dhe me urdhër të kreut të saj.

A ka një të ndaluar, të arrestuar për të gjithë këtë shembje, rrokullisje të infrastrukturës digjitale të vendit? Asnjeri, sepse drejtësia është e tëra një vegël, e partisë shtet dhe zbaton vetëm urdhrat e saj,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...