Berisha: Policia Bashkiake ka në krye një trafikant, policët shpërndajnë kokainë në vend që të ofrojnë shërbime

Hënë, 03 October 2022 19:32

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me të larguarit nga puna në Tiranë deklaroi se Policia Bashkiake ka në krye një trafikat.

Sali Berisha u shpreh se policët shpërndajnë kokainë në vend që të ofrojnë shërbime për qytetarët.

 
 Më tej kreu i selisë blu u shpreh se sot, për shkak të standardeve kryekëput korruptive të kryeministrit Rama, korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë administratën.
 
“Sot për shkak të standardeve kryekëput korruptive të kryeministrit, korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë administratën. E fundit që kërkohet është eficenca, aftësia, integriteti i figurës morale të punonjësi.Ju jeni dëshmitarë se si mediat raportojnë çdo ditë për riciklim trafikantësh në poste të rëndësishme, të të korruptuarve në poste të ndryshme. Drejtësia është pothuajse e paralizuar. Skapi i partisë ka 3 vite dhe nuk ka realizuar, penalizuar dot as gjysmën në 3 vite të atyre që ka penalizuar task-forca antikorrupsion në vitin e parë të jetës së saj, 2007.

Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, kryekëput klasiste, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila defakto përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm.

Por marr një shembull. Në krye të policisë bashkiake të Tiranës, vendoset një trafikant droge. Vazhdimisht kjo polici kapet duke shpërndarë kokainë, në vend që të ofrojnë shërbime. Nuk ekziston asnjë standard pune për ta. Në një ushtri prej 190 mijë punonjësish paguhet pra, pothuajse 3 herë më shumë se në vitin 2013, nga taksapaguesit shqiptarë.”-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...