Meta në 'A Show': Bashizmi, sëmundje prej 9 vitesh! 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Tuesday, 04 October 2022 22:05

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se 'Bashizmi' është një sëmundje e rëndë në vend prej 8-9 vitesh.

Meta tha Lulzim Basha tradhtoi kauzat e qytetarëve ndërsa shtoi se 80 për qind e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

 
Sëmundja e mashtrimit të qytetarëve, opozitarëve, atë detyrë kishte, t'i mbronte, tradhtoi kauzat e tyre, i dorëzoi tek kundërshtari, grabitësi i të gjithë mjeteve me të cilat opozita mbron demokracinë, qytetarët.
 
Bojkoti i qëllimshëm i Reformës në Drejtësi, djegia e mandateve në mënyrë të vetëdijshme, i fali pushtetin lokal Ramës. Justifikime që do bëjmë kështu e ashtu, lodhje e opozitarëve.
Ka një sëmundje tjetër të ‘Bashizmit’ që gjërat lihen për në fund, sikur jemi një vend me gjëra në rregull. Sëmundje që s'ështe se iku zotëria dhe ajo iku menjëherë, kjo ka përfshirë në tërësi opozitën.

Jam i sigurt se 80 për qind e shqiptarëve janë në opozitë, edhe masa dërrmuese që ndihen tradicionalisht socialistë. Kemi për qëllim vendosjen e demokracisë dhe mbrojtjen e interesit kombëtar."-tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...