Tedi Blushi: Rama do të japë llogari për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve

E mërkurë, 05 October 2022 14:49

 

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Tedi Blushi shprehet se politikat e qeverisë Rama kanë detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

Po ashtu, ai thekson se shumë shpejt kryeministri Rama do të japë llogari për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve.

 

Dëgjoni zemrën e kësaj nëne dhe të gjithë nënave shqiptare që digjen nga malli për të jetuar pranë fëmijëve të tyre, që Edi Rama i detyroi të largohen nga Shqipëria. Pashpirtësia, hajdutëria dhe paligjshmëria e Qeverisë i ndau prindërit nga fëmijët dhe po i zhyt çdo ditë të moshuarit në mjerim. Lotët në sytë e nënave shqiptare rëndojnë mbi ndërgjegjen e Edi Ramës, që shumë shpejt do të japë llogari për çdo vuajtje dhe për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve.

E moshuara me lot në sy: “Na është boshatisur shpirti, kam katër fëmijë dhe të katërt jashtë, kam mbetur vetëm këtu prej emigracionit. Qeveria të mos ia ulë naftën miliarderëve të jahteve dhe t’ia rrisë fermerit shqiptar, por të ndihmojë qytetarët. Njerëzit të punësohen këtu. Unë kam 17 krahë pune që janë jashtë..a ka më keq?!”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...