Berisha në Memaliaj: PD është në misionin e shembjes së monizmit

Premte, 07 October 2022 12:04

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Memaliaj se PD është sërish në një mision historik si në vitin 1991.

“Shpreh krenarinë time dhe të mbarë demokratëve shqiptarë për demokratët e Memaliajt, bastion i demokracisë që në ditët e para të themelimit të PD-së. Ju keni qenë gjithnjë një mbështetje e fuqishme dhe cilësore e PD-së në jugun e vendit, prandaj mirënjohja jonë është e pakufishme.

 

Unë vij sot këtu në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare. Vij në një moment kur PD, pas një procesi të pashembullt në historinë e një force politike, në të cilën u përball e vërteta me gënjeshtrën, u përball e vërteta me falsitetin në të gjitha aspektet, triumfoi në mënyrë të fuqishme, të pandalshme, qëndrimi i demokratëve ndaj të vërtetës.

PD u themelua si një forcë e tillë, si forcë e të vërtetave të mëdha, universale, por edhe si forcë e të vërtetave të mëdha shqiptare. Kështu që sot, në këtë moment, ajo është në një mision të madh, është në misionin e shembjes së monizmit absolut, i cili këtë vit është po aq absolut sa ishte në shkurtin e vitit 1991.

Edi Rama ka rrëmbyer, duke shkelmuar votën tuaj, të gjitha pushtetet dhe i përdor ato me një qëllim kryesor: pasurimin e vet, vjedhjen e fondeve publike, mashtrimin e përditshëm tuaj dhe arrogancën dhe shumëzimin me zero të qytetarëve të Memaliajt dhe Shqipërisë.

PD, në këtë betejë mes të vërtetës dhe mashtrimit, premtoi ndryshimin. Premtoi se do ndryshojë vetë. Premtoi se do u ofrojë shqiptarëve ndryshimin. Këtë po përpiqemi fort ta bëjmë realitet,” tha Berisha.

Modifikuar më Premte, 07 October 2022 15:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...