Meta mesazh qytetarëve: Më jepni fuqi, t’iu jap llogari! Gjithmonë i hapur për transparencë...

Hënë, 10 October 2022 09:31

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për qytetarët përmes një postimi në Facebook, nëpërmjet të cilit u bën thirrje t’i japin fuqi, në mënyrë që t’iu japë atyre pas llogari më pas.

Me anë të një videoje të shkëputur nga një intervistë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Meta thotë se ka qenë gjithmonë i hapur për llogaridhënien dhe transparent.

 

Postimi i plotë
"Gjithmonë i hapur për llogaridhënien, gjithmonë transparent. Kam vetëm një mesazh për shqiptarët: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”, thekson Meta në pjesën e videos së prerë.

 

Ndërsa në mbishkrimin e postimit me anë të së cilit ka shpërndarë videon, Meta thotë se “Koherenca ime ka qenë absolute në raport me demokracinë, Kushtetutën dhe integrimin europian. Kam vetëm një mesazh për shqiptarët: Më jepni fuqi, t’ju jap llogari!”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...